Kryetarja e Forumit Rinor të Partisë Socialiste të Shqipërsë (PS) Joleza Koka është takuar me kryetarin e LSDM-së Zoran Zaev ku kanë biseduar për të rinjtë socialist në Ballkan. Koka thotë ”Zaev ngeli i impresionuar nga kontributi dhe përfshirja në shkallë aq të madhe e të rinjve socialist në Shqipëri.”, njofton Telegrafi.
Koka gjithashtu paralajmëron komentuesit që mos të shkruajnë komente nacionaliste duke ju treguar se ”është duke u diskutuar mundësia që partitë shqiptare të hyjnë në koalicion parazgjedhor me SDSM dhe të rrëzojnë Gruevskin me anë të forcës së votës.”
Përndryshe, Koka dhe Zaev kanë diskutuar për forumet rinore të partive socialiste në Ballkan dhe janë takuar në Shkup, me ftesë të ”Olof Palme Centre”./Telegrafi/
Me ftesë të Olof Palme Centre, kam ndarë në takimet e organizuar nga Partia Socialiste Europiane, modelet e suksesit të…
Posted by Joleza Koka on Tuesday, March 1, 2016