Site icon Telegrafi

“Koha ime te Tottenham ka kaluar dhe duan të transferohem te PSG” – Aurier bën të qartë të ardhmen e tij

Serge Aurier ka konfirmuar se dëshiron të largohet nga Tottenham Hotspuri në  këtë verë.

Mbrojtësi nga Bregu i Fildishtë nuk e sheh më vetën te SPurs, derisa lidhet me një kalim te Paris Saint-Germain, Milan dhe disa klube nga Spanja.

Aurier ka thënë se koha e tij te Tottenham ka mbaruar dhe dëshiron të kalojë te skuadra franceze në afatin kalimtar veror.

“Të gjithë janë të vetëdijshëm se nëse do të dëshiroja të zgjas marrëveshjen time në Tottenham, do ta kisha bërë tashmë. Nuk do ta bëj për gjashtë muaj”, ka thënë ai për L’Equipe .

“Kam arritur në fund të një cikli dhe është koha të shoh diku tjetër. Të dy palët, bordi i Tottenhamit dhe agjentët e mi, kanë rënë dakord mbi kushtet. Do të shohim pas kësaj”.

“Asnjëherë nuk jam fshehur nga dëshira për t’u kthyer në PSG një ditë. Është klubi i zemrës sime, ai që unë mbështes dhe ndjehem i lirë të flas për të”.

“Por, unë nuk dua që njerëzit të mendojnë se unë jam mbërthyer tek ata dhe nuk po ia mbyll derën askujt”.

“Nëse klubi do të bënte një ofertë këtë verë, është i sigurt se PSG do të ishte zgjedhja ime e parë”, ka shtuar më tej mbrojtësi i krahut. /Telegrafi/

Exit mobile version