Xherdan Shaqiri dhe skuadra e MLS në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Chicago Fire, kanë ndërprerë bashkëpunimin me marrëveshje të dyanshme.
Lajmin për largimin e tij e ka bërë të ditur Chicago Fire, pas dy vitesh qëndrim në klub të Shaqirit.
“Pas diskutimeve me Xherdanin, me marrëveshje të dyanshme kemi ndarë rrugët. E falënderojmë atë për kontributin në klub dhe i dëshirojmë atij më të mirën në kaptinën e ardhshme të karrierës”, ka thënë drejtori sportiv i klubit, Georg Heitz.
Wishing you the best, @XS_11official 🤝 #cf97 pic.twitter.com/15c5hq8x3l
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) August 14, 2024
32-vjeçari Shaqiri u transferua te Chicago Fire më 9 shkurt të vitit 2022 nga Lyoni, ku zhvilloi 75 ndeshje, prej të cilave 63 herë ishte titullar, ndërsa realizoi 16 gola dhe regjistroi 20 asistime në të gjitha garat.
“Besoj se është koha e duhur për mua që të shikoj mundësi të reja në karrierën time. Dua ta falënderoj klubin dhe tifozët për përkrahjen që e kam pasur gjatë kohës time në Chicago. Chicagos i dëshiroj më të mirën në vazhdim”, deklaroi Shaqiri.
Wishing you the best, @XS_11official 🤝 #cf97 pic.twitter.com/15c5hq8x3l
— Chicago Fire FC (@ChicagoFire) August 14, 2024
Shaqiri ka bërë karrierë te klube si Basel, Bayern Munich, Inter, Stoke City, Liverpooli dhe Lyon. /Telegrafi/