Ish-trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman do të rikthehet në kombëtaren holandeze dhe do të zëvendësojë Louis van Gaalin pas përfundimit të Kupës së Botës 2022 në Katar.
Të dyja palët kanë arritur tashmë një marrëveshje, e cila do të shohë Koemanin të jetë në krye të Holandës deri në Kupën e Botës së vitit 2026.
“Unë jam duke pritur për këtë mundësi të re”, ka thënë fillimisht Koeman.
“Pak më shumë se një vit e gjysmë më parë, nuk u largova nga kombëtarja holandeze për shkak të pakënaqësisë. Rezultatet ishin të mira. Ne do të vazhdojmë në këtë rrugë së shpejti. Kjo është e sigurt për mua”, përfundoi ai.
? Back as our coach from 2023: ?????? ??????! ??#Koeman2026 | @RonaldKoeman pic.twitter.com/iZhpXlLCHG
— OnsOranje (@OnsOranje) April 6, 2022
Para disa ditësh, trajneri aktual i Holandës, Van Gaal zbuloi se aktualisht po lufton me kancerin e prostatës.
Koeman u largua nga kombëtarja holandeze në gusht të 2020 për të marrë drejtimin e Barcelonës, e cila e shkarkoi atë në fillim të këtij sezoni pas disa rezultateve zhgënjyese. /Telegrafi/