Sipas Këshillit për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut zjarrfikësit janë kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet e vendit duke mos u ofruar pajisje adekuate të avancuara por edhe me paga. Këta të fundit ankohen për numrin e personelit dhe vjetërsinë e automjeteve.
Rasti i zjarrit në parkingut e një ndërtese në Prishtinë javën e kaluar mori shumë vëmendje sidomos për formën e reagimit të Policisë së Kosovës dhe zjarrfikësve.
Secili sakrifikoi vetën në mënyrë që disa qytetarë të evakuohen nga hapësira me tym të shkaktuar nga zjarri.
Por hakun me pagesa e mjete me sa duket institucionet këtyre kategorive nuk po ua japin.
Kështu të paktën po e konsideron Këshilli për Mbrojtjen e Drejtave dhe Lirive të Njeriut.
“Prej shërbimeve që merren me çështje emergjente që janë zjarrfikësit, numër një, kjo është kategoria më e keqtrajtuar nga institucionet që nga përfundimi i luftës deri më tani. Deri vonë rrogat i kanë pas rrogat mizerje e kushte teknike s’kanë pas kurrfarë hiç”, ka deklaruar për TV Dukagjinin Behxhet Shala nga KMDLNJ.
Komandanti i Brigadës së Zjarrfikësve në Prishtinë, Malë Gashi po thotë se në dy pika qëndrojnë më keq.
“Ne vazhdimisht i kemi potencua që i kemi dy çështje kryesore që na mungojnë ajo është numri i personelit por konkursi tash ka qenë i hapur dhe janë në procedurë të rekrutimit dhe vjetërsia e automjeteve që është një tjetër çështje”, ka theksuar Malë Gashi.
Ndryshe nga Policia e Kosovës, zjarrfikësve nuk u paguhen shtesat për rrezikshmërinë në punë.