Ylli i Ballkanit, Blendi Baftiu padyshim që është emri më i përfolur në këtë afat kalimtar veror.
E ardhmja e Baftiut edicionin e ri do të jetë në njërin nga shtetet evropiane: Turqi apo Austri.
Nga Austria, klube si: Rapid Viena, Austria Viena dhe Lask Linz kanë shfaqur interesim për transferimin e golashënuesit më të mirë në Kosovë.
Sa i përket Turqisë, së fundmi është zbuluar një skuadër që po bisedon për afrimin e Baftiut.
Klubi i cili po punon për transferimin e yllit kosovar është Hatayspor. Ky klub është bërë kampion i Turqisë në Ligën e Parë dhe nga edicioni i ri do të jetë në Superligën turke.
Këtë e ka bërë të ditur Shahin Dagli në llogarinë e tij në tëitter, i cili ka publikuar edhe të dhëna e 22 vjeçarit, sikurse publikon kryesisht transferime që kanë të bëjnë me klubin e Hatayspor.
⏳ Transfer
?? Blend Baftiu
?️ KF Ballkani➡️ Hatayspor
⭐️Yaş: 22 ⚽ Ortasaha
✍? Hatayspor Transfer çalışmalarına devam ederken, potansiyeli olan yıldız adaylari ile de görüşüyor.UEFA’nın şubat ayında gelecek vadeden 50 genç oyuncu listesinde ikinci sırada yer aldı. #Hatayspor pic.twitter.com/iMiZFIBPSG— ŞAHİN DAĞLI (@Shn_Dgl) August 11, 2020
“Përderisa Hatayspor po vazhdon të punoj në drejtim të këtij transferimi, ai (Baftiu) është njëri nga kandidatët potencial për tu bërë yll dhe për këtë u rendit i dyti në listën e UEFA-s me 50 lojtarët e rinj premtues në muajin shkurt”, ka shkruar Dagli në profilin e tij. /Telegrafi/