Site icon Telegrafi

“Klubi ku ai luan ka fituar një titull në 30 vite” – Roy Keane e quan arrogant Van Dijkun

Ish-kapiteni i Manchester United, Roy Keane, ishte shumë kritik ndaj Virgil van Dijk pas derbit të madh anglez.

Holandezi kishte thënë se kishte vetëm një skuadër në fushë dhe ajo ishte Liverpooli në barazimin 0-0.

“Virgil van Dijk tregoi arrogancë që doli dhe goli ashtu, duke e fyer Manchester Unitedin”.

Lexo po ashtu Erik ten Hag përmend tri gjëra pozitive dhe një negative nga barazimi me Liverpoolin

“Ai vetë ka nevojë për kujtesë. Ai luan për një klub që ka fituar një titull në 30 vite”.

“Ai thotë se vetëm një ekip donte të fitonte dhe se United po gëzohet për një pikë. Man United është në një pozitë të vështirë, ashtu siç ka qenë Liverpooli në një pozitë të vështirë për shumë vite”.

“Pra, mbase ajo pak arrogancë iu kthye atyre sot”, ka thënë Keane për Sky Sports.

Lexo po ashtu “E prisja që Man Utd do të luante në mbrojtje, ishte dominim i plotë” – Jurgen Klop flet pas barazimit pa gola ndaj rivalit të përbetuar

Liverpooli kishte 69 për qind të zotërimit të topit në këtë ndeshje dhe dominoi edhe me raste. /Telegrafi/

Exit mobile version