Telegrafi

Klubi i ëndrrave shfaq interesim për Payetin, tani francezi duhet të shkëlqejë në Euro 2016

Real Madridi ka shfaqur interesim për të nënshkruar me Dimitri Payet nga West Hami gjatë verës.

Sipas Le 10 Sport, 29-vjeçari i cili ka shënuar 12 gola dhe 12 asistime në sezonin e kaluar për “The Hammers” dhe kështu ka bindur Los Blancos në një farë mënyre për t’i dhënë atij një mundësi në Santiago Bernabeu.

Por, Reali nuk do të lëviz deri sa të përfundon Euro 2016 pasi dëshiron të bindet edhe një herë për kualitet e francezit.

Çmimi i Payet është rreth 50 milionë euro, por Reali pritet të ulë këtë vlerë pasi lojtari ka disa vite më shumë në supet e tij, nëse e krahasojmë me çmimin e kartonit të tij. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=gXgBa4cf5rY