Klubet e Federatës së Notit të Kosovës kanë protestuar para Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit.
Kjo protestë u zhvillua për shkak të injorimit dhe ndërhyrjeve politike në shkatërrimin e Federatës së Notit të Kosovës, duke favorizuar grupe të interesit të përkrahura edhe nga Komiteti Olimpik i Kosovës dhe MKRS, u tha nga organizatorët.
“Përkundër kërkesës për takim, injorimi total nga ministri Çeku dhe rekomandimi katastrofal i Komisionit për Licencim duke lënë jashtë klube me traditë shumë vjeçare dhe duke futur në lista klube që asnjëherë nuk ishin pjesë e Federatës, na detyron që të protestojmë dhe të kërkojmë drejtësi në sportin e notit”, u tha nga protestuesit e klubeve të notit.
Dhjetëra persona ishin mbledhur para MKRS-së në protestën që nisi në ora 10:00, duke bërë të ditur se ata do të jenë të vendosur ndaj kërkesave të tyre. /Telegrafi/