Site icon Telegrafi

Klubet e Ligës Premier në alarm pasi Bayern Munich kërkon të largojë një nga tre anësorët

Një nga Kingsley Coman, Serge Gnabry ose Leroy Sane do të largohet nga Bayern Munich këtë verë.

Kështu raporton Florian Plettenberg i Sky Deutschland.

“Siç u zbulua në emisionin tonë të Përditësimit të Transferimeve dhe tani e konfirmuar: Një nga anësorët Kingsley Coman (kontratë deri në 2027), Serge Gnabry (2026) ose Leroy Sane (2025) ka shumë të ngjarë të largohet nga FC Bayern verën e ardhshme”, ka shkruar gazetari.

“Kjo është pjesërisht sepse Max Eberl dëshiron të reduktojë strukturën e pagave të skuadrës”.

“Tregu për anësorët verën e ardhshme është duke u vëzhguar dhe siç është raportuar më parë, Luca Koleosho (20/Burnley) është një nga emrat në listë”, shtoi më tej ai.

Sane po lidhet me Arsenalin dhe Manchester Unitedin, me përfundimin e kontratës së tij. Gnabry, ndërkohë, po vëzhgohet nga Newcastle. /Telegrafi/

Exit mobile version