Drejtuesit e kampionatit elitar anglez, Ligës Premier po mendojnë një ndryshim të madh në kuadër të transferimeve.
Sipas The Telegraph, klubet e Ligës Premier po diskutojnë për shkurtimin e afatit kalimtar dimëror në dy javë dhe mbylljen e afatit veror para fillimit të sezonit.
Qëllimi është të minimizohen ndërprerjet për menaxherët dhe skuadrat sapo të fillojnë ndeshjet.
Një ndryshim i ngjashëm i afatit kalimtar veror u testua në 2018 dhe 2019, por u anulua pasi ligat e tjera evropiane i mbajtën afatet e tyre të hapura deri në fund të gushtit.
🚨 Premier League clubs are considering reducing the winter transfer window to two weeks and closing the summer transfer window before the beginning of the season.
(Source: @Telegraph) pic.twitter.com/axz7cD1BXg
— Transfer News Live (@DeadlineDayLive) February 7, 2025
Me Superligën e Arabisë Saudite tani një forcë kryesore e tregut të transferimeve, mund të merret parasysh përafrimi me ligat e tjera.
Drejtorët sportiv të klubeve debatuan propozimin të enjten, me pronarët e vendosur të votojnë në një mbledhje të ardhshme të aksionarëve.
Klubet angleze dominuan afatin e janarit me një shpenzim neto prej 320 milionë euro, më shumë se dyfishi i asaj të Arabisë Saudite (142 milionë euro). /Telegrafi/