Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror (SHISH), Fatos Klosi, ka qenë i ftuar në emisionin “Personale” me Krenare Vokshi-Shala.
Klosi ka folur edhe për vrasjen e Ahmet Krasniqit duke dhënë këndvështrimin e tij për këtë ngjarje.
“Vrasja e Krasniqit besoj se ishte nga jashtë. Qeveria shqiptare nuk kishte asnjë problem me Ahmet Krasniqin. Ajo e kishte lejuar për të vepruar në Shqipëri. Ne e respektonim atë si ministër pavarësisht se nuk kishte pasur dekret nga Bukoshi”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-kreu i Shërbimit Informativ Shtetëror thotë se Ahmet Krasniqi konsiderohej një qytetarë shqiptarë dhe sipas tij askush nga shqiptarët nuk kishte interes ta vriste.
“Nuk e di pse ndonjë qytetarë shqiptarë kishte interes ta vriste. Ajo vrasje i solli telashe shtetit shqiptarë. Ishte një vrasje pa gjurmë. Policia asnjë hap nuk zbuloi. Ishte një vrasje e sajuar mirë. Nuk ishte aq e thjeshtë të zbulohej”, tha ndër të tjera Fatos Klosi./Telegrafi/