Sulmuesi i Lazios, Miroslav Klose mund të kthehet në Gjermani.
Gjermani tashmë ka vendosur që në fund të sezonit të largohet nga “lacialët”, raporton KosovaPress.
Ish-sulmuesi i Kombëtares së Gjermanisë, është i lidhur me transferimin në Amerikë, por mediat italiane shkruajnë se lojtari është duke menduar rikthimin në Gjermani.
Klubi gjerman, Eintracht Frankfurt është i interesuar për shërbimet e Klose, madje, thuhet se ish-futbollisti i Bayern Munich preferon rikthimin në Bundesligën gjermane. /Telegrafi/