Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, pranon se vendimi i Roberto Firminos për t’u larguar në fund të sezonit e ka “befasuar” atë.
Firmino do të largohet nga Reds kur të përfundojë kontrata e tij në fund të muajit qershor.
Klopp ka folur sot përpara ndeshjes së tyre të nesërme në Bournemouth, teksa ka thënë se ndihet i befasuar.
“I befasuar, po. Pak. Por, unë e respektoj shumë këtë. Është krejtësisht normale në këtë lloj marrëdhënie të gjatë ajo që ne kemi dhe ajo që Bobby ka me klubin, tifozët – është shumë e veçantë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Më pëlqeu pritja që pati kur hyri kundër Unitedit. Tani dua ta çoj këtë histori të mrekullueshme në një fund pozitiv”.
“Ai është plotësisht këtu dhe plotësisht i përkushtuar dhe kjo është gjithçka që duhet të dimë. Nuk ka kohë për një lamtumirë në këtë moment – ne kemi një kohë tjetër për këtë më vonë gjatë sezonit”.
“Kënga ‘Si Senor’ e Firminos do të jetë këtu për një kohë të gjatë në veshët e të gjithëve”, përfundoi trajneri i Reds. /Telegrafi/