Jurgen Klopp ka dhënë verdiktin e tij për trajnerin e Feyenoordit, Arne Slot, i cili ka shanset maksimale për të zëvendësuar gjermanin te Liverpooli nga sezoni i ardhshëm.
Liverpooli ka qenë në kërkim të një trajneri të ri që nga fillimi i janarit, kur Klopp tronditi botën duke njoftuar se do të largohej nga posti i tij pas nëntë vitesh.
Klubi ka parë që ndjekjet e Xabi Alonsos dhe Ruben Amorim të përfundojnë në dështim dhe të dy do të kërkojnë të qëndrojnë në klubet e tyre përkatëse.
Kjo ka bërë që Liverpooli ta kthejë vëmendjen te holandezi Slot, i cili fitoi titullin e Eredivisie me Feyenoordin sezonin e kaluar.
Klopp u pyet për emërimin e mundshëm në konferencën për shtyp të Liverpoolit para ndeshjes përpara ndeshjes së tyre në Ligën Premier ndaj West Ham.
"A good coach and a good guy" ☺️
Jurgen Klopp shares his thoughts on Feyenoord boss Arne Slot, who has been heavily linked with the Liverpool job 🔴 pic.twitter.com/o4xKAYPcMf
— Sky Sports News (@SkySportsNews) April 26, 2024
“Unë nuk jam i përfshirë, nga ana e klubit. Do të doja shumë që nëse Arne është ai që dëshiron të marrë punën. Më pëlqen stili i ekipit të tij, gjithçka që dëgjoj për të si djalë – trajner i mirë”, ka thënë fillimisht Klopp.
“Do t’i thosha atij se kjo është puna më e mirë në botë. Klubi më i mirë në botë, njerëzit më të mirë”, përfundoi trajneri gjerman. /Telegrafi/