Site icon Telegrafi

Klopp e dëshiron me çdo kusht transferimin e Locatellit

Jurgen Klopp dëshiron transferimin e një mesfushori për sezonin e ri.

Naby Keita pritet të largohet si futbollist i lirë, por rrugën e tij mund ta ndjekin edhe Thiago Alcantara dhe Fabinho.

Trajneri gjerman e ka identifikuar mesfushorin italian Manuel Locatellin si idealin për ta përforcuar repartin e mesfushës për sezonin e ri.

Reprezentuesi italian ka shkëlqyer me Juventusin dhe sot është një nga mesfushorët më të vlerësuar në Evropë.

25-vjeçari pëlqehet shumë nga Klopp i cili dëshiron ta ketë lider të ri në mesfsushë.

Lexo po ashtu Locatelli bëhet lojtar i Juventusit pas dy viteve si huazim

Por sipas Calciomercatos nuk do të jetë aspak i lehtë transferimi i tij, pasi Juventusi e vlerëson shumë Locatellin dhe nuk dëshiron ta lejoj largimin e tij.

The Reds megjithatë pritet që gjatë verës të bëjnë një ofertë mbi 60 milionë euro për të testuar Juventusin. /Telegrafi/

 

Exit mobile version