OpenAl po vazhdon të avancojë me zhvillimin e mjeteve me Al.
Së pari, prezantoi një mjet që mund të krijojë imazhe dixhitale vetëm me një përshkrim. Më pas, prezantoi Sora-n, teknologji kjo e cila gjeneron video. Dhe tani me sa duket po hyn në fushën e krijimit të zërit.
Zbulimi i fundit nga OpenAl është një veçori e quajtur Voice Engine cila e lexon tekstin me zë të lartë, zë ky mjaft i ngjashëm me atë të njeriut, shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi.
Ky zbulim në Inteligjencën Artificiale shënon një hap të rëndësishëm, por edhe ngre shqetësime në lidhje me potencialin e manipulimit dhe falsikimit të thellë të zërit.
OpenAl është deklaruar se pranon rreziqet serioze të gjenerimit të zërit, veçanërisht gjatë periudhave të ndjeshme si zgjedhjet.
Ndryshe nga projektet e mëparshme audio, Voice Engine dallohet për aftësinë e tij për të imituar zëra individualë me saktësi të jashtëzakonshme. Dhe gjithçka që i nevojitet është vetëm 15 sekonda për të përsëritur zërin e një personi.
Ndër partnerët e OpenAl është edhe Instituti i Neuroshkencave Norman Prince në Lifespan, ku kjo teknologji do përdoret për të ndihmuar pacientët në rehabilitimin e zërit. Për shembull, së fundmi kjo teknologji është përdorur për të ndihmuar një pacient i cili kishte vështirësi të fliste shkaku i një tumori në tru.
Por, përveç aplikimeve në kujdesin shëndetësor, modeli i ri ka tërhequr vëmendjen edhe të kompanive si Spotify.
Bëhet e ditur se kompania i ka zbuluar rezultatet e hershme nga testimi i kësaj veçorie, të cilat mund t’i dëgjoni këtu. /Telegrafi/