Telegrafi

Klima: Kina ndihmon më shumë se SHBA-të

Kryetari i laboratorit të NASA-s James Hansen, ka publikuar mendimin e tij, i cili për hir të së vërtetës, nuk ka qenë edhe shumë ‘delikat’ lidhur me qëndrimin që vende të ndryshme, anëtare të G20-ës, mbajnë në drejtim të adaptimit të masave që duhet të marrin për të reduktuar sa më shumë efektin "njeri" në mjedis.

Sipas tij, qeveria amerikane në krahasim me atë kineze, e cila lë shume për të dëshiruar në drejtim të nivelit të demokracisë në vend, është treguar shumë ‘barbare’ në drejtim të adaptimit të masave për të zvogëluar ndikimin e ekonomisë në drejtim të ruajtjes se ambientit.

Në këtë drejtim, shprehet ai, Kina përfaqëson zgjidhjen e duhur.