Çifti i famshëm, Elgit Doda dhe Klea Huta organizuam një dasmë madhështore më 5 qershor në jug të Shqipërisë.
Në praninë e familjarëve dhe miqve të tyre, dyshja festuan për dashurinë e tyre që nisi vite më parë.
Çifti që janë prindër të një djali 3 vjeç shkëlqyen në ditë më të rëndësishme për ta teksa u argëtuan nën ritmet e muzikës shqiptare.
Kur kanë kaluar disa ditë nga ceremonia, Klea ka publikuar edhe një këngë si dedikim për historinë e tyre.
Kënga me titullin “4” u shoqërua edhe me videoklip që solli pamje të shkëputura nga dita magjike e dyshes.
Projekti i plotë tashmë gjendet i publikuar në kanalin zyrtar të Elgitit në YouTube. /Telegrafi/