Kosova mori tri pikë të reja në Ligën e Kombeve pasi arritën që të mposhtin me rezultat 2-1 Lituaninë në udhëtim.
Pas kësaj fitore u deklarua qendërmbrojtësi Lumbardh Dellova i cili u shpreh shumë i gëzuar për tri pikët e marra.
“Jemi të gëzuar për këtë fitore sepse duke marrë parasysh edhe terrenin që ishte shumë i vështirë, nuk ishte i përshtatshëm për lojën që donim ta luanim, por me rëndësi ishin tri pikët dhe vazhdojmë kështu”.
Për fund Dellova pati disa fjalë edhe për takimin me Qipron të cilin Kosova do ta luajë të martën në tempullin ‘Fadil Vokrri’.
“E kemi lojën me Qipron dhe kjo fitore na jep shumë vetëbesim dhe e jona mbetet që të vazhdojmë kështu dhe të marrim edhe tri pikë të tjera dhe ta kryesojmë grupin pse jo”, përfundoi ai.
Dellova tashmë ka fituar besimin e përzgjedhësit Franco Foda pasi ai kishte luajtur titullar edhe në takimin e parë ndaj Qipros në udhëtim./Telegrafi/