Shkurte Fejza është prej këngëtareve më të dashura të muzikës folk.
Bukuria e saj duket se është transmetuar te vajzat e saj, të cilat publiku i njeh relativisht shumë.
Gresën e njohin të gjithë, por më pak njihni Besjanën dhe Agnesën.
Deri tash Gresa dhe Besjana e kanë definuar statusin e tyre dhe kanë gjetur partnerë për të kaluar jetën, por kështu nuk mund të thuhet për Agnesën, e cila vazhdon të jetë beqare, shkruan kosovarja.
Një gjë e kanë të përbashkët tri vajzat e Shkurte Fejzës – ato janë të bukura dhe i kanë ngjarë shumë nënës së tyre. /Telegrafi/