Site icon Telegrafi

Kjo është tiketa që do të vendoset për identifikimin e veturave të regjistruara në Kosovë

Byroja Kosovare e Sigurimeve ka prezantuar tiketën ngjitëse që do të vendoset në dritare për të dalluar veturat e regjistruara në Kosovë.

Kjo tiketë përmban një QR kod, që me skanimin e tij do të prezantohen të dhënat e veturës.

Sipas njoftimit të BKS, tiketa do të jetë falas për qytetarët dhe ata nuk do të paguajnë diçka shtesë.

Kujtojmë se një projekt është memorandum në mes BKS, Bankës Qendrore dhe Ministrisë së Infrastrukturës do të nis zbatimin nga sot. /Telegrafi/

Exit mobile version