Një shtëpi e listuar për 979 mijë dollarë në periferi të Detroitit po tërheq vëmendjen në internet për një veçori të pazakontë – një tualet që i ngjan një froni të vërtetë.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, shtëpia e St. Clair Shores është emëruar si “House of Charm”, për nder të banores së saj origjinale, Edythe Fern Melrose, prezantuese e televizionit dhe e radios e njohur si “The Lady of Charm”.
Shtëpia përmban pesë banja, por njëra po tërheq vëmendje të veçantë për guaskën e tualetit – një ndenjëse prej druri që i ngjan një froni mbretëror.
Siç bëhet e ditur, shtëpia, e cila përfshin gjithashtu një vaskë të pazakontë me rrota, ishte listuar më parë për 1.2 milion dollarë në vitin 2021. /Telegrafi/