Konsumimi i frutave arrore për një periudhë të gjatë kohore përmirëson shëndetin kognitiv te njerëzit e moshuar dhe zvogëlon rrezikun nga demenca
Hulumtimi, në të cilin kanë marrë pjesë 4.822 meshkuj dhe femra më të vjetër se 55 vjeç, ka arritur deri te përfundimi që ata të cilët kanë ngrënë më shumë se 10 gramë fruta arrore në ditë kanë pasur përmirësim të kujtesës, rezonimit dhe mendimit, transmeton Telegrafi.
Hulumtuesit kanë zbuluar që e njëjta sasi arrash mund të përmirësojë funksionet kognitive deri në 60 për qind, në krahasim me ata të cilët nuk kanë ngrënë fruta arrore.
Pjesëmarrësit në hulumtim kryesisht janë të moshuar kanë ngrënë kikirikë.
Për kikirikun besohet që përmban mjaft komponentë kundërinflamatore dhe antioksidante, të cilat ngadalësojnë rënien e aftësive kognitive.
– Frutat arrore janë të njohura edhe për shkak se përmbajnë yndyra të shëndetshme, proteina dhe fibra, me materie ushqyese të cilat zvogëlojnë kolesterinën dhe përmirësojnë shëndetin kognitiv, ka thënë udhëheqësi i hulumtimit doktor Ming Li.
Edhe pse nuk mund të përmirësohet lehtë dëmi i ndodhur me humbjen e funksionit kognitiv, mund të zvogëlohet rënia e tij.
Meqenëse ka gjithnjë e më shumë persona të moshuar në botë, andaj edhe ky problem është shumë i rëndësishëm. /Telegrafi/