Site icon Telegrafi

Kjo është ngjyra më e mirë për dhomën e gjumit për më shumë pasion nën çarçafë, por nuk është e kuqja

Dhomat e gjumit me ngjyrë të kuqe mbivlerësohen kur bëhet fjalë për pasionin

Një hulumtim në temën e ndikimit të ngjyrave në psiken e njeriut e ka bërë kompania britanike hoteliere “Trevelodge”.

Janë studiuar 2.000 shtëpi në Britani të Madhe, është biseduar me familjarët dhe janë arritur disa përfundime.

Janë përqendruar në dhomat e gjumit, domethënë si ndikojnë ngjyrat në to në modelet e gjumit, por edhe në disa zakone të tjera, shkruan bestlifeonline.com, përcjell Telegrafi.

Nëpërmjet bisedimeve me profile të ndryshme njerëzish, për përvojat e tyre, kanë kuptuar që ngjyra karamele në mure ndikon mirë në jetën seksuale, përkatësisht çiftet të cilat kanë zgjedhur këtë ngjyrë për dhomën e tyre të gjumit mesatarisht bëjnë seks tri herë në javë, më shpesh se çiftet e rrethuara me ngjyra të tjera.

Studiuesit kanë zbuluar se dhomat e gjumit të kuqe janë të mbivlerësuara kur bëhet fjalë për epshin – ato nuk ushqejnë vërtet pasionin aq sa përflitet. Partnerët që qëndrojnë në dhoma të tilla kënaqen me intimitetin mesatarisht një herë në javë.

Gjithashtu është treguar se si ndikon tek njerëzit lyerja e dhomës së gjumit në ngjyrë blu, gri apo argjend. Ata që flenë në dhoma blu thonë se flenë një natë të mirë në to, duke fjetur mesatarisht tetë orë.

Individët me dhoma gjumi gri kanë më shumë gjasa të kalojnë kohë duke bërë blerje në internet ndërsa janë në shtrat, dhe ata me mure të argjendta kanë më shumë gjasa të ushtrojnë në dhomën e gjumit. /Telegrafi/

Exit mobile version