Të gjithë e njohim tashmë Ema Ismailin, motrën e dy këngëtareve të njohura të muzikës, Adelina dhe Zanfina Ismaili.
Ndonëse nuk e keni ditur, por edhe Ema është e suksesshme njashtu si motrat, por në fushën e saj. Ajo ka qenë gjithmonë pranë momenteve të vështira në karrierë të motrave të saj, veçanërisht Zanfinës, me të cilën është shumë e lidhur.
Të gjithë jemi në dijeni tashmë për përjetimin e hidhur që pësuan motrat Ismaili, me humbjen e mamasë së tyre, zonjën e nderuar Mona, e cila njëherit ishte edhe menaxhere e këngëtareve të suksesshme.
Kjo ka qenë edhe arsyeja e cila ka bërë që dasma e Emës, të shtyhet për një datë ende të pa caktuar, por që në fakt ishte planifikuar për në qershor të këtij viti.
Sido që të jetë Ema është shumë e lumtur me jetën e saj private, dhe kur do që të vijë momenti për martesë ajo do të jetë pa dyshim një nuse e shkëlqyer, ashtu siç do të donte edhe e ëma e saj. /Telegrafi/