Site icon Telegrafi

Kjo BMW M3 e rrallë është shitur për 95,500 euro në një ankand

BMW ka prodhuar vetëm 781 makina të konvertueshme, dhe njëra prej tyre në ankand arriti të shitej për 95,500 euro.

Bëhet fjalë për një makinë të vitit 1989, e cila ka përshkuar 80,407 kilometra, që është relativisht pak për “moshën” e saj. Ajo është restauruar nga BMW Group Classic, që do të thotë se është në gjendje të shkëlqyer mekanike.

Kjo veturë fuqizohet nga një motor 2.3-litërsh me katër cilindra i shoqëruar me një transmision manual me pesë shpejtësi që dërgon fuqinë në rrotat e pasme. Trupi është i lyer me ngjyrë metalike blu Macao, çatia prej pëlhure është blu, ndërsa pjesa e brendshme është e zezë me detaje lëkure. Përpara janë sediljet sportive, dhe një timon M-Spec. Makina eshte e pajisur me kondicioner BMW Bavaria C Electronic dhe pajisje te tjera, shkruan Klix, transmeton Telegrafi.

Përgjatë viteve, kjo BMW mori një motor nga një kuti ingranazhi M4, por që më vonë u rikthyen motori dhe kutia e marsheve S14 M3.

Restaurimi përfshinte mekanikën, transmisioni, frenat, ftohësin e vajit, boshtin e pasmë, kompresorin, ventilatorin, kondensatorin, sistemin e ajrit të kondicionuar dhe shumë çka tjetër.

Me të drejtë mund të thuhet se makina është ne gjendje fantastike si nga jashtë ashtu edhe nga brenda.

Servisi i fundit është bërë në qendrën e servisit të BMW-së në Dusseldorf në qershor të vitit 2021, atëherë kur u zëvendësuan disqet dhe pllakat e rrotave.

Pronari ka marrë dokumentacion të plotë dhe të detajuar. /Telegrafi/

 

Exit mobile version