Klubi irlandez i futbollit, Drogheda United ka lëshuar një deklaratë për shtyp duke u distancuar nga Conor McGregor, pasi luftëtari i famshëm i UFC-së është fotografuar me trofeun e klubit jashtë ambienteve të tyre.
Drogheda çuditërisht fitoi versionin irlandez të FA Cup (FAI Cup). Skuadra e bëri këtë pas fitores 2-0 ndaj Derry Cityt në nëntor dhe është hera e dytë në histori që ky klub fiton trofeun prestigjioz.
Por trofeu shumë shpejt përfundoi në duart e Conor McGregor. Irlandezi ka shfrytëzuar lidhjen familjare me futbollistin e Drogheda, Warren Davis, i cili ishte pjesë e skuadrës që fitoi trofeun.
Club Statement
🔗 https://t.co/SWP89GNJmu pic.twitter.com/IsmXPS9lBl
— Drogheda United F.C. (@DroghedaUnited) January 7, 2025
McGregor pozoi në një pijetore teksa përqafoi trofeun duke njoftuar se ishte krenar për kushëririn e tij dhe se ky ishte trofeu i dytë i Kupës FAI që i shkoi dikujt në familjen e tij.
Drogheda United lëshoi menjëherë një deklaratë për shtyp duke mohuar çdo lidhje me McGregor. Ata shpjeguan gjithashtu se si i erdhi trofeu në duart e tij dhe nuk donin të përmendnin emrin e tij në asnjë pjesë të tekstit.
“Sot na tërhoqi vëmendjen një postim në rrjetet sociale në lidhje me Kupën tonë FAI. Personi në foto është një i afërm i një prej lojtarëve tanë të ekipit të parë, i cili, si të gjithë në klub, kishte kujdestarinë e kupës për të festuar me familjen në intervale të ndryshme”, kanë deklaruar nga Drogheda dhe më pas kanë parë lidhjet e mundshme me McGregor.
“Drogheda United nuk është në asnjë mënyrë e lidhur me personin që ka postuar foton në rrjetet sociale dhe as me ndonjë markë të paautorizuar që përmendet”, theksoi klubi.
McGregor nuk e ka fshehur kurrë dashurinë e tij për futbollin dhe është mysafir i shpeshtë në ndeshje. Klubet që ai mbështet janë Manchester United dhe sigurisht Celtic. /Telegrafi/