Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar të dyshuarën në Ferizaj e cila dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur.
Rasti ka ndodhur të enjten në ora 05:18 në Ferizaj.
“Është arrestuar e dyshuara femër kosovare pasi dyshohet se ka keqtrajtuar dy fëmijët e saj të mitur. Fëmijët kishin shenja dhunë të dukshme dhe kanë raport mjekësor”, thuhet në raport.
Me vendim të prokurorit e dyshuara është dërguar në mbajtje ndërsa fëmijët janë dërguar në një shtëpi të sigurt.
Rasti në procedurë hetimore. /Telegrafi/