Site icon Telegrafi

I kishte kënduar Enver Hoxhës, tani i këndon Edi Ramës: Ja e bënë ti Shqipërinë, ja të tërë ramë në greminë (Video)

Golik Ali Jaupi ishte këngëtari që hapi dje fushatën e Edi Ramës në Tepelenë për zgjedhjet lokale të 30 qershorit (të shfuqizuara nga presidenti).

Goliku kujtoi përpara kryeministrit Rama edhe kohën kur këndonte për diktatorin famëkeq Enver Hoxha, shkruan tch.

“Këndova atëherë përpara komandantit të asaj kohe (Enver Hoxhës), sot ka ardhur për këtë komandat këtu (Edi Ramën)”, tha Goliku përpara se t’ia merrte këngës përpara kryeministrit dhe kandidatit të PS për Telepenën, Tërmet Peçi.

Kënga për Ramën

Mirë se erdhe Edi Rama

Ku nuk të ka shkuar fama

Në Amerikë të Obama

Ti je burrë që s’do reklama

Sot kjo kala me bedena, të thotë mirë se erdhe Tepelena.

Po të pyec popullsinë

Thonë të gjithë duam Edvinë

Ja e bënë ti Shqipërinë

Ja të tërë ramë në greminë

Je i madh je burrë shteti të njeh globi, gjithë mileti

Përkrah Gramozi, Tërmeti, ndriçohet si meteor deti

Ti e ke mendjen të artë, lum ne që të kemi fat

Më datën 30 qershor, do ti marrc frenat në dorë

Kryeministri madhor, rrofsh sa mali Tomor

Sot kala me bedena të thotë rroftë gjithë Tepelena

Video nga minuta 2:35

Exit mobile version