Policia e Kosovës në pikë kalimin kufitar Dheu i Bardhë, ka arrestuar një person.
I dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka falsifikuar leje qëndrimin e Belgjikës.
Dokumenti është konfiskuar, ndërsa me vendim të prokurorit, i dyshuari është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/