Site icon Telegrafi

Kishin ardhur si turistë, arrestohen dy trafikantë britanikë në Shqipëri- shisnin droga të forta në Dhërmi

Tre anglezë kishin mbërritur në Shqipëri si turistë, mirëpo në bashkëpunim me njëri-tjetrit kishin krijuar një grup kriminal, që shisnin droga të forta në zonën e Dhërmiut. Bëhet fjalë për S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç, të dy të arrestuar dhe shoku i tyre, W. K., 32 vjeç, i shpallur në kërkim.

Nga hetimet e kryera rezultoi se këta persona që kishin ardhur para disa ditësh në Dhërmi dhe bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e kokainës, kanabisit dhe ekstazisë në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Gjatë kontrollit, të arrestuarve iu gjetën 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, 3 celularë dhe 2 peshore elektronike. Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë, 12 110 euro dhe 2 060 paund.

“Dhërmi, Himarë/Si turistë nga Anglia në Dhërmi, por kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së lëndëve narkotike kanabis, kokainë dhe ekstazi, kapen dhe vihen në pranga.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Parts 3”, nga Seksioni i Narkotikëve i DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Himarë.

Arrestohen në flagrancë 2 shtetasit anglez që shpërndanin doza të drogave të forta, në Dhërmi, gjatë sezonit turistik.

Shpallet në kërkim bashkëpunëtori i tyre, gjithashtu shtetas anglez.

Sekuestrohen doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, gati për shitje, shuma parash në lekë, euro dhe paund, që dyshohet se janë përfituar nga shitja e lëndëve narkotike, si dhe 2 peshore elektronike që shërbenin për peshimin e lëndëve narkotike në doza.

Seksioni i Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme me fokus parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, bazuar dhe në informacionet e siguruara nga inteligjenca informative se disa shtetas të huaj që kishin ardhur prej disa ditësh si turistë në zonën bregdetare të Dhërmiut, kryenin veprimtarinë kriminale të shpërndarjes së drogave të forta, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Parts 3”, si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit anglez:

-S. R., 27 vjeç dhe R. D., 33 vjeç.

Gjithashtu, u shpall në kërkim bashkëpunëtori i tyre, shtetasi anglez W. K., 32 vjeç.

Gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë iu gjetën 2 shtetasve të arrestuar rreth 50 doza të lëndëve narkotike kokainë, kanabis dhe ekstazi, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me 3 aparate celulare dhe 2 peshore elektronike.

Gjithashtu u sekuestruan shuma parash, të dyshuara të përfituara nga kjo veprimtari kriminale, konkretisht 3 260 000 lekë,
12 110 euro dhe 2 060 paund.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta 3 shtetas që kishin ardhur si turistë nga Anglia në Dhërmi, para disa ditësh, bashkëpunonin me njëri-tjetrin, për shpërndarjen e lëndëve narkotike në doza, në këtë zonë bregdetare, kryesisht për turistët e tjerë, në lokalet e natës dhe në aktivitetet e ndryshme të argëtimit që zhvillohen në bregdet, gjatë sezonit turistik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Strukturat e Policisë në qarkun Vlorë janë të vendosura për të parandaluar, evidentuar dhe goditur çdo paligjshmëri, që tashmë nuk kryhet vetëm nga shtetasit shqiptarë, por dhe nga shtetas të huaj që vizitojnë vendin tonë, si dhe për të garantuar rendin, sigurinë dhe një ambient sa më të qetë gjatë sezonit turistik veror”, njofton policia shqiptare./A2 CNN

Exit mobile version