Site icon Telegrafi

Kirk Douglas dhe Anne Buydens të pandarë pas 64 vitesh martesë

Kirk Douglas dhe Anne Buydens (Foto: Twitter/Onome Igugu)

Edhe pas 64 viteve martesë, legjenda hollivudiane, Kirk Douglas (101 vjeç) dhe bashkëshortja e tij, Anne Buydens (99 vjeçe), akoma janë të pandarë.

Çifti është fotografuar teksa kalonin një ditë në Los Angeles, të dy të ulur në karroca invalidësh.

Douglas është i martuar me ish-aktoren dhe producenten që nga viti 1954, ndërsa aktori do të mbushë 102 vjet në dhjetor të këtij viti dhe akoma përpiqet të jetë aktiv.

Djali i tij, Michael Douglas, ka treguar se ai akoma ushtron dhe ka pasur trajner personal deri vonë.

Lexo po ashtu Lajmet për Kirk Douglas

“Kur e vizitova një herë babanë, nuk ndihej mirë. E pyeta se çfarë nuk është në rregull, ndërsa ai më tha se Mike (trajneri i tij) kishte vdekur. Mike ka pasur 94 vjet”, ka treguar Michael.

Kirk Douglas është më së shumti i njohur për filmat “20.000 Leagues Under the Sea (1954), “Spartacus” (1960) dhe shumë të tjerë.

https://twitter.com/9GAGR/status/1040966079131119616

Gjatë karrierës së tij, ai e ka fituar tri herë çmimin Oscar, ndërsa në vitin 1996 u nderua nga Academy Awards për vepër jetësore.

Emri i vërtetë i tij është Issur Danielovitch, ndërsa prindërit e Douglas ishin imigrantë të ikur nga Bjellorusia e tashme.

Kur iu bashkua marinës amerikane në vitin 1941, Issur Danielovitch e ndërroi emrin në Kirk Douglas. /Telegrafi/

Exit mobile version