Telegrafi

Kinemaja dhe vdekja e Enverit

Undated picture showig Albanain head of State Enver Hoxha during a political meeting. (Photo by - / AFP) (Photo credit should read -/AFP via Getty Images)

Poetja Natasha Lako boton një libër me ese, “Energjia filmike”, ku ka zbuluar për herë të parë filmin e papublikuar të Enver Hoxhës.

Regjisorët Ibrahim Muça dhe Kristaq Mitro, iu vunë punës në xhirimin e filmit “Enveri ynë”, që nuk u shfaq asnjëherë. Ky film do të mobilizonte disa aktorë të mirë të kinematografisë shqiptare, si Marjeta Ljarja dhe Ndriçim Xhepa, të cilët ishin protagonistë të një grupi xhirimi, që kërkojnë nëpër çdo vend të Shqipërisë krijimet folklorike kushtuar Enverit… menjëherë pas vdekjes dhe pikëllimit të përgjithshëm për të.

“Ky film nuk del në publik, për arsyen e vetme që shqiptarët ta mbajnë mend gjithnjë udhëheqësin e tyre nëpërmjet kronikave të gjalla dhe të mos flasin për dhembje”, thotë Lako. “Në rast se tashmë, pas kaq vitesh u hedh një sy këtyre dokumentareve, sheh fare mirë të përcaktuar gjithë problematikën që ka shprehur edhe kinematografia shqiptare gjatë gjithë kohës dhe të gjithë preokupimet shoqërore dhe politike, e cila në mënyrë indirekte ka shfrytëzuar gjithë lidhjet dhe porositë e Enver Hoxhës për çdo rreth të vendit”.