Telegrafi

Kimmich vepron si De Bruyne, mbetet pa agjent: Mund ta përfaqësoj vetën më mirë se tjerët

Joshua Kimmich ka marrë vendim që tani e tutje ta përfaqësojë vetën e tij.

Njëri nga mesfushorët më të mirë në botë, ka mbetur i lirë sa i përket agjensisë menaxhuese.

Gjermani ka ndjekur hapat e Kevin de Bruyne i cili muaj më parë u nda nga agjenti i tij Patrick De Koster, pasi u akuzua për pastrim parash dhe falsifikim të dokumenteve.

Ndryshe nga De Bruyne, Kimmich ka arsyeje të tjera, pasi këtë vendim e ka marrë ka një vit.

“Këtë vendim e kam marrë vitin e kaluar, dua të jem i vetëm”, ka deklaruar Kimmich.

Mesfushori gjerman thotë se ka marrë këtë vendim pasi beson se mund ta përfaqësoj vetën e tij më mirë se sa e bëjnë të tjerët.

“Kam vendosur të mos përfaqësohem nga askush, por nga vetja ime, sepse dua të mbroj vlerat e mia dhe pikëpamjet e mia edhe më shumë dhe të mbaj lart përgjegjësinë time personale. Jam gjithashtu i bindur mund ta përfaqësoj më mire veten para të tjerëve”,tha Kimmich.

Ish-menaxherët e lojtarit tanimë kanë nisur negociatat me Bayernin për rinovimin e kontratës së lojtarit, e cila i skadon në vitin 2023.

Mirëpo tani e tutje bisedimet me klubin do t’i vazhdojë vet Kimmich i cili kërkon një pagë vjetore prej 15 milionë eurove në sezon. /Telegrafi/