Site icon Telegrafi

Kim Kardashian zbulon sekretin e saj për heqjen e njollave të grimit nga rrobat – kushton shumë pak

Mësimi i një aplikimi të përsosur të fondatinës çon natyrshëm në përvetësimin e aftësive të tjera të lidhura me grimin.

Pra, nuk është çudi që kur ylli Kim Kardashian ka pasur ‘probleme’ me grimin që i ka njollosur rrobat e saj, por ajo ka metodën më të mirë për të hequr njollat ​​e padëshiruara nga rrobat e saj.

Sipas InStyle, Kardashian ndau metodat e saj të preferuara të bukurisë përmes aplikacionit të saj dhe këshilla e saj magjike për fshirjen e grimit ishte një prej tyre.

“Nuk ka asgjë më të keqe se të jesh plotësisht gati dhe të kuptosh se ke fondatinë në rrobat e tua. Për të hequr qafe njollat ​​e grimit, kremi për rroje shpesh e bën punën”, ka shkruar Kardashian.

Lexo po ashtu Të gjithë duhet t'i pastrojnë këto pesë gjëra një herë në muaj

“Vetëm aplikojeni në njollë dhe më pas lagni lehtë ose lajeni. Nëse njolla ende nuk largohet, mund të përdorni edhe një pikë alkooli të përzier me kremin e rrojës. Njolla duhet të hiqet lehtësisht”. /Telegrafi/

Exit mobile version