Kim Kardashian tregoi linjat e saj gjatë një stërvitjeje dy orëshe në palestrën e saj në shtëpi.
Ylli 43-vjeçar kishte veshur një reçipetë sportive të zezë dhe tuta të kombinuara ndërsa ushtronte krahët, shkruan DailyMail.
Ajo ndau me ndjekësit e saj një video në Instagram duke shkruar “Dy orë në palestër janë të mira për mendjen”, duke e shoqëruar me emrin e trajneres së saj, e cila është shqiptarja Senada Greca.
Themeluesja e markës “SKIMS” publikoi edhe një ‘selfie’ glamuroze, ku dukej tejet atraktive para pasqyrës.
Më vonë, Kim u pa duke bërë makijazh, duke përdorur produktet e markës së saj “SKKN”. Ajo gjithashtu provoi disa nuanca të ndryshme të lapsave të buzëve për ndjekësit e saj në një klip tjetër.
Në një postim tjetër, Kim publikoi një ‘selfie’ ku tregonte dekoltenë e saj në një bluzë xhinse me dekolte dhe tuta të kombinuara xhinse.
Në foton në fjalë, sipërmarrësja kishte vendosur buzëkuq ngjyrë nude të shkëlqyeshme, sy të përkufizuar me stil “cat eyes” dhe faqe të skuqura lehtë.
Flokët e saj kafe ishin të ndara në mes dhe të valëzuara.
Kim ndau edhe disa imazhe nga prapaskenat e fushatës së saj për markën “Balenciaga”, e cila u publikua një javë më parë.
Në këtë xhirim, Kim kishte një pamje të frymëzuar nga Marilyn Monroe, me flokë të bardhë platin dhe stil voluminoz të shkurtër.
Gjatë fundjavës, Kim mori pjesë në festën e ditëlindjes së djalit të motrës së saj Khloe Kardashian, Tatum, i cili mbushi dy vjeç.
Kim u kritikua nga Khloe për veshjen e saj – një fustan i artë që dukej më i përshtatshëm për një ngjarje me tapet të kuq se sa për një festë ditëlindjeje të një fëmije. /Telegrafi/