Site icon Telegrafi

Kim Kardashian krahasohet me Monica Belluccin për shkak të ballinës së Vogue – linjat në plan të parë, si gjithmonë

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

Ylli televiziv, Kim Kardashian, është fytyra e kopertinës së edicionit italian të revistës Vogue për muajin korrik dhe për shkak të fotografive, shumëkush e krahason me Monica Bellucin.

Bukuroshja është fotografuar nga fotografi i modës Rafael Pavarotti, ndërsa për veshjet e saj është kujdesur Ibrahim Kamara.

Lexo po ashtu Kim Kardashian akuzohet sërish për përdorim të tepruar të 'photoshop'-it
(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

Ky fotosesion – duke marrë parasysh imazhet bardh e zi, flokët, grimin dhe përshtypjen e përgjithshme – sjell në mendje aktoren italiane.

Duke pozuar me veshje të stilit ‘Old Hollywood’ me një fustan të zi të ngushtë dhe doreza të tejdukshme, Kim e vuri në plan të parë figurën e saj. Por, disa nga fotografitë tjera janë “fajtore” për krahasimin me Bellucin.

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

Estetika e plotë e këtij seti fotografik, nga veshjet e Dolce&Gabbana, makijazhi, modeli i flokëve, të gjitha ta kujtojnë stilin e Monicas.

Lexo po ashtu Kim Kardashian thotë se ka rilindur pas ndarjes nga Kanye West

Në intervistën për Vogue, Kardashian ka folur për stilin e saj të veshjes, marrëdhënien me fëmijët dhe ish-bashkëshortin, reperin Kanye West. /Telegrafi/

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)

 

(Foto: Instagram/kimkardashian/vogue)
Exit mobile version