Kim Kardashian me sa duket shpërthen në lot për ndarjen e saj nga Pete Davidson në ‘trailer’-in e sezonit të tretë të “The Kardashians”.
“Unë as nuk e di se ku e lamë”, thotë Kardashian në një rrëfim duke nisur ngacmimin e paralajmërimit të sezonit për të cilin producentja sqaron se ajo ishte “ende në një lidhje” me Davidson sezonin e kaluar.
Pamjet më pas shkojnë tek Kim, 42 vjeç, duke hyrë në një dhomë me motrën e saj Khloe Kardashian ndërsa zëri i saj thotë se “gjërat ndryshojnë shumë shpejt”, shkruan PageSix.
“A jeni mirë?”, Khloe pyet motrën e saj.
Kim përgjigjet me një “jo” të pëshpëritur përpara se të kthejë kokën pas dhe të fillojë të qajë.
“Nuk është në rregull”, shton ajo ndërsa mban duart në fytyrë për të fshirë lotët. Ndërsa ajo vazhdon të qajë, Khloe i dhuron një përqafim.
“Po kaloj një ditë kaq të vështirë sot”, vazhdon Kim, duke qarë edhe më fort në shpatullën e Khloe.
Ajo dhe ylli i “Saturday Night Live”, 29 vjeç, u takuan për më pak se një vit përpara se të ndaheshin në gusht 2022.
Është e paqartë nëse themeluesja e Skims po emocionohej në mënyrë specifike për komedianin apo po i referohej ish-burrit të saj Kanye West.
Më vonë në ‘trailer’-in dramatik, ish-ylli i “Keeping Up With the Kardashians” reflekton për finalizimin e divorcit të saj nga reperi, i cili u bë në nëntor 2022.
Kim vazhdon t’i thotë nënës së saj, Kris Jenner, se West, 45 vjeç, ka “krijuar narrativën më të çmendur” për ndarjen e tyre.
“Ne qëndrojmë të heshtur ndaj të gjitha gënjeshtrave për fëmijët”, shton Kim, duke iu referuar katër fëmijëve të saj dhe West – North, Saint, Chicago dhe Psalm – ndërsa filloi të përlotet.
Megjithëse themeluesja e “SKKN”-së nuk elaboroi “rrëfimin e çmendur”, të dy së fundmi kanë përjetuar disa grindje publike.
“Sulmet e vazhdueshme të Kanye ndaj meje në intervista dhe në mediat sociale janë në fakt më lënduese se çdo TikTok North mund të krijojë”, shkroi ajo në Instagram në shkurt 2022.
West gjithashtu pretendoi se ai nuk ishte i ftuar në festën e ditëlindjes së 4-të të vajzës së tyre më të vogël vitin e kaluar, pavarësisht se një burim i tha se ai në fakt mori pjesë në event.
Ish-çifti filloi lidhjen në vitin 2012, ndërsa vitin e ardhshëm u fejuan. Ata u martuan në vitin 2014 dhe ishin të martuar për gati shtatë vjet përpara se Kim të bënte kërkesë për divorc.
Sezoni 3 i “The Kardashians” do të shfaqet premierë më 25 maj në Hulu. /Telegrafi/