Koreja e Veriut se fundmi ka miratuar ligjin e ri me të cilin dëshiron të luftoj çfarëdo ndikimi nga jashtë, duke dënuar rëndë të gjithë ata që kanë apo shikojnë filma të huaj, veshin rroba të huaja apo flasin me “slleng”.
Jun Mi-so ka treguar se si 11-vjeçare, kishte parë për herë të parë autoritetet duke mbytur burrin që kishte pasur me vete një kasetë me një dramë prodhim i Koresë së Jugut. Vrasjen e tij është dashur ta shikojnë të gjithë fqinjët e tij, transmeton Telegrafi.
“Po të mos e shikonit ekzekutimin, do të konsiderohej si akt tradhtie”, ka thënë kjo banore e Seulit.
“Kurrë nuk do ta harroj. Ende e shoh se si i rridhnin lotët nga sytë. I lidhën sytë, por shamia me të cilën ai lidhën u lag nga lotët. Për mua ka qenë traumë”, ka shtuar ajo.
Paramendoni të jeni në një izolim të pandërprerë, pa internet, pa rrjete sociale me vetëm disa kanale televizive që janë nën mbikëqyrjen e rreptë të shtetit – kjo është jeta në Korenë e Veriut.
Tani lideri i këtij vendi ka vendosur të shkoj një hap tutje – duke miratuar ligjin e ri. Të gjithë që kapen me sasi të mëdha të video-përmbajtjeve nga Koreja e Jugut, Shtetet e Bashkuara apo Japonia i pret dënimi me vdekje – e ata që shikojnë pamje të tilla dënohen deri në 15 vite burgim.
Së fundmi Kim Jong-un ka shkruar një letër, përmes të cilës mediat shtetërore u bëjnë thirrje të rinjve të ndërmarrin masa kundër “antisocializmit individual”.
Tani dëshiron të ndërpresë sjelljet që vijnë nga jashtë, frizura si dhe gardërobë për të cilat ka thënë se janë “helme të rrezikshme”. /Telegrafi/