Bukuroshja e njohur shqiptare, Kiara Tito, është aluduar prej kohësh se është shtatzënë.
Ish-banorja e Big Brother VIP Albania siç raporton Prive bëhet e ditur se po bëhet nënë.
Ajo dhe partneri i saj, artisti shkodran, Luiz Ejlli, besohet se po bëhen prindër për herë të parë.
Në materialin e Prive-s, prezantuesja shqiptare njoftohet se është në muajin e tretë të shtatzënisë.
E njëjta po shijon një lidhje dashurie me Luizin prej muajsh, gjersa u njohën në formatin e Big Brother VIP Albania 2.
Ata tashmë po vazhdojnë të jetojnë bashkë e po ashtu të jenë të angazhuar në projektet e tyre.
Luizi ndryshe u shpall fitues i edicionit të dytë të këtij spektakli. /Telegrafi/