Kiara Tito është eliminuar në spektaklin e natës së kaluar (e shtunë) në Big Brother VIP Albania.
Ajo ishte në nominim kokë me kokë me Olta Gixharin, e cila duket se rezultoi më pak e votuar nga kjo përballje e fortë.
Moderatorja e njohur ka lënë përfundimisht garën dhe çmimin e madh prej 100 mijë eurosh.
Prezantuesja përshëndeti të gjithë banorët dhe u mërzit paksa kur e përqafoi në fund partnerin e saj, Luiz Ejllin.
Teksa artisti shkodran filloi të qante, Kiara i tha që të mos u dorëzonte dhe që ta fitonte këtë format.
“Mos qaj të lutem, mos më hajde në shtëpi pa fituar, nuk ta hap derën”, kanë qenë fjalët e Titos drejtuar Ejllit.
E njëjta ndërkohë nuk kishte biletë kthimi dhe qëndroi brenda shtëpisë së famshme përplot 90 ditë. /Telegrafi/