Site icon Telegrafi

Khedira dhe Bernardeschi kthehen nga lëndimet

Sami Khedira (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Sami Khedira dhe Federico Bernardeschi janë kthyer në stërvitjet e të martës te Juventusi, ndërsa Miralem Pjanic pritet të mungojë ndaj SPAL-it.

Pas fitores ndaj Brescias (2-0) të dielën, Bianconerët kishin pushuar të hënën, ndërsa sot (e martë) janë kthyer në stërvitje.

Mesfushorët Khedira dhe Bernardeschi janë kthyer me ekipin pas lëndimeve, ndërsa ky është lajm i mirë në veçanti për përfaqësuesin gjerman, i cili nuk ka luajtur që nga muaji nëntor, pasi i ishte nënshtruar ndërhyrjes kirurgjike në gju.

Sami Khedira (Foto: Marco Luzzani/Getty Images/Guliver)

Në fundjavë u kthye edhe Giorgio Chiellini, i cili nuk kishte luajtur që nga muaji gusht, si pasojë e lëndimit të ligamentit kryesor të gjurit.

Në ndërkohë, Douglas Costa dhe Merih Demiral mbesin të lënduar, kurse Pjanic i është nënshtruar fizioterapisë për shkak të një problemi muskulor, ashtu që pritet të mungojë në fundjavën e ardhshme, por do të luaj ndaj Lyonit në Ligën e Kampionëve. /Telegrafi/

Exit mobile version