Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Oezkan Ulutash, ka pritur të martën në takim të sapoemëruarin e Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.
Në njoftimin e lëshuar nga KFOR-i thuhet se bashkëpunimi NATO-BE është kyç për sigurinë e qëndrueshme në Kosovë dhe për stabilitetin rajonal.
“Komandanti përsëriti përkushtimin e palëkundur të KFOR-it për bashkëpunim të vazhdueshëm me misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX) dhe mbështetjen e plotë për dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/