Site icon Telegrafi

Besa e Dobërdollit mbetet pa trajner, Imeri largohet pas 23 ditë punë

Skuadra e KF Besa nga Dobërdolli mbetet përsëri pa trajner, pasi Berat Imeri ka dhënë dorëheqjen, njofton Telegrafi.

Skuadra e Besës sot ka pësuar disfatë në shtëpi nga Struga Trim Lum me rezultat 1:2, ndërsa Berat Imeri me të përfunduar ndeshja, vendosi që të tërhiqet nga pozita e trajnerit.

Imeri ka deklaruar se merr përgjegjësi për rezultatet negative të skuadrës dhe po ashtu i uron klubit suksese në të ardhmen.

Interesant është fakti se Imeri në krye të Besës nga Dobërdolli kaloi vetëm 23 ditë, ku shënoi vetëm një fitore, atë ndaj vardarit dhe më pas u eliminua nga Kupa prej AP Brera, ndërsa në kampionat u mund nga Sileksi e Shkëndija dhe së fundmi sot nga Struga. /Telegrafi/

Exit mobile version