Site icon Telegrafi

Këto janë sportet e tjera që janë suspenduar shkaku i coronavirusit

Coronavirus tashmë edhe zyrtarisht është shpallur si pandemi botërore dhe kjo ka bërë që shumë aktivitete sportive të ndalohen.

Virusi që ka origjinën nga Kina fillimisht goditi Italinë, e më pas edhe vendet e ndryshme evropiane, duke anuluar shumë ndeshje futbolli.

Por, kjo gjë nuk ka mbetur me kaq, të gjitha aktivitete në mbarë botën janë anuluar shkaku i virusit vdekje prurës, në mënyrë që mos të rrezikohet jeta e tifozëve dhe lojtarëve.

Evenimentet që janë anuluar:

Në Formual 1 janë anuluar garat si: Grand Prixi në Australi, Grand Prixi në Kinë, Grand Prixi në Bahrejn dhe Grand Prixi në Vietnam.

Gara në Formula E, i gjithë sezoni i shtyrë. Po ashtu është shtyrë edhe përballja e Shri Lankës me Anglinë në Kriket.

Në Atletikë janë anuluar garat si. World Indoor, Championshipi dhe Maratona në Tokio.

Unioni i Rugbyt është detyruar që të ndalë përballjet si, Itali – Angli, Irlanda – Italia, Franca – Irlanda dhe rrethi i Pro 14.

Në basketboll po ashtu janë ndaluar takimet si, NBA, Liga e Evropës në basketboll, gjersa edhe tenisi ka anuluar garat e tyre si Indian Wells dhe Miami Open.

Golfi ka anuluar garën si PGA Tour, gara me biçikleta UAE Tour, derisa Liga e Rugbyt ka suspenduar përballjen me s Catalan Dragons dhe Leeds.

Garat janë anuluar edhe në hokej mbi akull NHL dhe ato të bejsbollit MLGB. /Telegrafi/

Exit mobile version