Komisioni Rregullator Energjetik (KRRE) ka publikuar çmimet e reja të derivateve të Naftës, njofton Telegrafi Maqedoni.
Kështu, çmimet me pakicë kanë rënë për 1,5 denarë. EuroSuper BS-95 do të shitet për 72 denarë për litër, kurse EuroSuper BS-98 do të shitet për 74 denarë për litër.
EuroDiesel D-E V do të kushtojë 63,5 denarë. Vaji për ngroje (EL-1) do të kushtojë 52,5 denarë për litër, kurse Mazuti M-1 NS do të kushtojë 33,785 denarë për kilogram./Telegrafi/