Janari di të jetë shumë i befasishëm sa i përket blerjeve ku nuk mungojnë as shumat marramendëse.
Në këtë janar është thyer rekordi i transferimit më të shtrenjtë të afatit dimëror.
Oskar ka lënë Chelsean për tu bashkuar me skuadrën kineze Shengai SIGP për 60 milionë euro.
Ka edhe nga transferimet e shtrenjta si ai i Fernando Torres nga Liverpooli te Chelsea, që cilësohet si një prej dështimeve më të mëdha.
Nuk mungon as emri Andy Caroll, që kishte lënë Newcastlen për Liverpoolin.
Vetëm dy transferime të këtij afati janë futur në top 10 më të shtrenjtat në histori. /Telegrafi
Transferimet më të shtrenjta
Oscar (Chelsea – Shengai SIGP) – 61 milionë euro
Fernando Torres (Liverpool -Chelsea) – 58 milionë euro
Alex Teixeira (Shakhtar – Suning) – 50 milionë euro
Juan Mata (Chelsea – Man. Utd.) – 44 milionë euro
Jackson Martinez (Atletico M. – Gounzhu) – 42 milionë euro
Andy Caroll (Newcastle –Liverpool) – 41 milionë euro
Lucas (Sao Paolu- PSG) – 40 milionë euro
Julian Draxert (Wolfsburg – PSG) – 40 milionë euro
Edin Dzeko (Wolfsburg –Man City) – 37 milionë euro
Willian (Shakahtar- Anzhi) – 35 milionë euro