Mendojmë se është e lehtë, por nuk janë të gjitha rrobat të përshtatshme të lahen në rrobalarëse
Ekzistojnë një sërë gjërash të cilat assesi nuk bën t’i lani në rrobalarëse. Pos që do t’i dëmtoni këto rroba, ju do ta shkatërroni edhe rrobalarësen, transmeton Telegrafi.
Kushtoni kujdes këtyre gjërave, assesi nuk bën t’i “fusni” në rrobalarëse:
Veshjet dhe atletet e lëkurës
Veshjet e lëkurës vështirë mund ta kthejmë në gjendjen fillestare edhe pas larjes me dorë, mirëpo nëse e lani në rrobalarëse, dëmi do të jetë i pariparueshëm. Do të humbin ngjyrën dhe formën, prandaj duhet patjetër t’i çoni në pastrim kimik. Njësoj është edhe me atletet e lëkurës.
Kashmiri, leshi apo kadifeja
Këto pëlhura delikate thjesht nuk mund të përballojnë larjen në rrobalarëse madje edhe në temperaturat më të ulëta. Prandaj, zhytini në një legen me ujë të vakët dhe me detergjent të butë, pas 15 minutave shpëlani në ujë të ftohtë.
Sytjenat
Sado që do të urreni t’i lani sytjenat me dorë, bindeni veten se është më se e nevojshme. Në qoftë se i lani në rrobalarëse, do të zgjerohen dhe ekziston mundësia që teli të tërhiqet nga mbajtësi i furçës gjatë larjes. /Telegrafi/