Site icon Telegrafi

Këto emisione shikohen më shumë në Maqedoni

Në Maqedoni ka oferta të shumta për zbavitje në programet televizive vendore dhe ndërkombëtare por qytetarët e Maqedonisë preferojnë vetëm disa nga emisionet për të cilat ata ndajnë kohë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

”Discovery Channel” ju pëlqen më shumë qytetarëve të Maqedonisë me emisionet për zbulimet e ndryshme që ata i prodhojnë. 11.98% është shikueshmëria javore në Maqedoni për ”Discovery Channel” ku ndiqen emisione rreth shkencës, kriminilastikës, astronomisë, ekologjisë dhe trendet e reja shoqërore.

Pas ”Discovery Channel” vijnë programet sportive të transmetuara në ”Sport Club” që e merr vëmendjen e 10.35% shikuesve për një javë.

Programi i tretë është ”EuroSport” me 5.75% të shikueshmërisë.

Pas këtyre vijnë ”Fox Live”, ”National Geographic” dhe ”Animal Planet”./Telegrafi/

Exit mobile version